Sanders: Biden ka dështuar, liria në rrezik

0
176

Republikanët reaguan ashpër dhe shpesh me një protestë të zhurmshme kundër fjalimit për gjendjen e kombit të presidentit amerikan, Joe Biden, në Kongres.

Përjashtim bëri kryetari iDhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mekarthi, i cili nuk ndërpreu kreun e shtëpisë së bardhë, madje në disa raste edhe i buzëqeshi. Por ligjvënës të tjerë republikanë vërshuan në ofendime dhe akuza ndaj presidentit Biden, duke e quajtur atë edhe gënjeshtar.

Fjalimi kryesor për të kritikuar kreun e Shtëpisë së Bardhë i ishte besuar guvernatores amerikane më të re në moshë, Sarah Huckabee Sanders. 40-vjeçarja që udhëheqë shtetin jugor të Arkansas, e njohur për punën e saj në administratën e ish presidentit Trump, akuzoi dhe kritikoi në shumë raste Biden.

“Amerika është madhështore sepse ne jemi të lirë, por sot, liria jonë ndodhet nën sulm dhe Amerika, të cilën ne e duam, është në rrezik. Presidenti Biden dhe Demokratët ju kanë dështuar dhe është koha për ndryshim. Një brez i ri udhëheqësish republikanë po dalin në pah, jo për të qenë kujdestarë të status quo-së, por për të qenë krijues të ndryshimeve për popullin amerikan.

Ne nuk e dimë se çfarë na rezervon e ardhmja, por ne e dimë se kush e mban të ardhmen në duart e tij. Dhe me Zotin si dëshmitar, ne do t’i tregojmë botë se Amerika është ende vendi ku mbretëron liria dhe liria nuk do të vdesë kurrë”, tha Sarah Huckabee Sanders, guvernatore e Arkansas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here