Business Insider publikoi lajmin për Ramën nën hetim në SHBA që më 15 shtator 2022

0
220

Që pas arrestimit të Charles McGonigal, portali i rëndësishëm amerikan, Business Insider ka publikuar të paktën dy investigime të rëndësishme që hedhin dritë mbi aferën e McGonigal me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Të dy shkrimet kanë autorësinë e gazetarit të njohur, Mattathias Schwartz.

Por duhet thënë se ishte pikërisht ky gazetar dhe ky portal prestigjioz amerikan që publikoi i pari lajmin se kryeministri shqiptar është nën hetim në SHBA

Lajmi u publikua që më 15 shtator të vitit 2022.

Aty thuhet se për llogari të hetimeve për ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, një Juri e Madhe ka autorizuar dhe hetimet për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Në dokument theksohet se prokuroria amerikane do të kërkojë të ketë në dispozicion çdo regjistrim, dokument apo material ‘të qeverisë së Shqipërisë ose çdo presoni të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar te kryeministri Edi Rama’.

Lajmi ishte një bombë e vërtetë dhe i parapriu arrestimit të McGonigal disa muaj më vonë.

Faktin që kryeministri Edi Rama ishte në hetim në SHBA e denoncoi kreu i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë që lajmi u publikua nga SYRI.

Por në përgjithësi, ky skandal me përmasa tronditëse u kalua në heshtje nga mediat deri në shpërthimin e tij të plotë në fund të janarit 2023.

Ai tani konsiderohet një nga skandalet më të rëndë në historinë e FBI-së dhe siç thekson Business Insider, implikimet shkojnë përtej FBI-së.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here