Anëtari i këshillit kombëtar në PD, Çlirim Gjata është shprehur per syritv se Rama e ka humbur toruan pasi dyshohet se një nga këshilltarët e tij mund të jetë bërë i penduar nga drejtësia amerikane.
“FBI nuk janë hetuesit shqiptar të viteve 80, si morën mësuesin në Fushë-Krujë duke e akuzuar se do të vriste hoxhën dhe e torturuan deri sa vdiq. Ata nuk bëjnë të tilla hetime ata hetues, ndjekë të tjera standarde dhe nuk ngrenë një juri të madhe nëse nuk i kanë të gjitha akuzat.
Ata hedhin shumë pak në media, nuk është provë gjithçka që ka thënë e dashura por ka shumë gjëra të tjera pas kësaj. Por kemi prova absolute që janë marrë shumë para të faktuara në parkingje.
Kjo çështje nuk ka dalë në publik kot, por janë shumë gjëra të tjera më të thella se kjo që do të dalin në vazhdim, por edhe me këta prova ,mundet që të hapet një hetim.
Nuk përjashtohet mundësia që edhe këshilltarët pa pagesë të Ramës mundet që të jenë bërë bashkëpuntorë dhe të kenë hapur gojën.
Momenti i dytë, është se u shpreh se nuk ka mundësi që një punonjës i FBI ta çbëj një nongrada por mundet që të ndikojë që të vendoset ajo nga hetimet që mund të hapë.”