Regjistrimi i PD në garë, Celibashi apel gjykatës: Çështjet zgjedhore kanë prioritet

0
137

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi komisionerët e PS, PL dhe PSD-së por të njëjtin fat nuk patën ata të Partisë Demokratike. Ilirjan Celibashi shprehet se KZAZ mund të funksionojnë edhe me katër anëtarë, ndërsa i drejtoi një apel gjykatës që t’i japë zgjidhje konfliktit për drejtimin e PD-së.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bëri apel Gjykatës që t’i japë zgjidhje çështjes së drejtimit të Partisë Demokratike. Sipas tij, çështjet që lidhen me fatet e proceseve zgjedhore kanë përparësi ndaj padive të tjera, ndaj duhet trajtuar me prioritet nga drejtësia

Këtë deklaratë kreu i KQZ-së e bëri pas miratimit të komisionerëve të Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe atyre të Socialdemokratëve. Ndërsa komisionerët e PD-së mbetën pezull me argumentin se KZAZ mund të funksionojnë edhe me katër anëtarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here