Rritja e bulmetit, Panariti: Qytetarët nuk do blejnë dot më shumë se 1 L qumësht/ditë

0
159

Rritja e nënprodukteve të qumështit pas 15 shkurtit ka sjellë reagim jo vetëm të qytetarëve por dhe politikës.

Deputeti i PL-së Edmond Panariti deklaroi sot se një rritje e bulmetit do të jetë kosto për xhepat e qytetarëve të cilët nuk do të blejnë dot më shumë se 1 L qumësht në ditë.

Edmond Panariti: Rritja e qumështit dhe bulmetit në masën 37% është në dëm të konsumoatorit dhe qytetarëve.

Mendoni që kjo ndodh në një vend ku 1 në 4 veta ka aq të ardhura në ditë për të blerë jo më shumë se një litër qumësht. Kjo rritje në 37% të qumështit dhe nënprodukteve të tij është një rritje që nuk ka asnjë llogjikë dhe arsyetim financiar. E kundërta është e vërtetë. Në tregun europian ka një tendencë, ulje në masën 33% të qumështiti dhe nënprodukteve të tjera krahasuar me shtatorin e 2022.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here