Berisha u shpreh se Rama detyrimisht duhet të kishte njoftuar kreun e SHISH për takimet me një zyrtar të lartë të FBI.
“Po ta marrim dhe ta quajmë super skandal ky është super skandali i shekullit, Kryeministri ynë i një vendi anëtar të NATO-s. Kanë bërë më shumë për ne. I korrupton i kompromenton një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e tij. Ky është një akt i mirëfilltë armiqësor. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashneko por ndonjë fuqi strikte armiqësore por kurrë ndonjë vend partner.
Detyra e parë e Edi Ramës kur ai i erdhi në zyrë dhe sigurisht që e priti ishte të thërriste shefin e SHISH dhe të njoftonte stacionin e agjencisë së zbulimit mbi të gjithë dyshimet e tij. Ai erdhi i pashoqëruar nga asnjë zyrtar. Nuk ndodh kurrë. Kam pritur unë shefa shumë të rëndësishëm por kanë ardhur të shoqëruar, edhe unë i shoqëruar. Nuk mund të ndodhë ajo kurrë. Por Edi Rama në vend që të njoftojë vendin partner dhe mik bën skemën si të marrë peng Lulzim Bashën dhe të shkatërrojë opozitën.
Çon dëshmitarë me Dorian Duçkën në Nju York për të dëshmuar. Këto janë veprime armiqësore. Një kryeministër e shndërron FBI-në në një agjenci private. Nuk mund ta bënte kurrë. Edi Rama të paktën 20 vjet burg i Meriton dhe në ishull. Imuniteti diplomatik është punë tjetër”, tha Berisha.
Ai u shpreh se viktimët e veprimtarisë së Ramës në bashkëpunim me Bashën është opozita shqiptare.
“Protesta jonë ka në fokus fatin e pluralizmit. Sepse tani shumë thjeshtë. Është e vërtetë që ajo që thashë për turpërimin, aktin armiqësor që është bërë ndaj SHBA. Përgjigjen për atë do e japin SHBA. Protesta motivin e ka te përpjekja e Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës. Nëse ju e vështroni këtë problem në tërësinë e tij, viktimë më kryesore në dosjen shqiptare është opozita shqiptare.
U nis afera dosja Muzin. Basha u akuzua nga prokuroria e Tiranës me të drejtë. Sepse prokuroria gjeti dokumentet e një shume që ky nuk tregonte origjinën. Nëse ti nuk tregon origjinën vetëkuptohet që shkon për pastrim parash. Kjo vazhdoi se nga u mor kjo e dhënë? U mor nga Nick Muzin. Është ai që ka deklaruar se nga PD ka marrë 720 mijë dollar. Kjo e bëri prokurorinë të hetojë. Hetoi, Lulzim Bashën e shpëtoi nga burgu Edi Rama. Unë kam bërë fjalë për revolucion. Ai mendon se mund ta pengojë ne mendojmë se nuk do e lejojmë kurrë këtë”, deklaroi ish kryeministri.