Në largimin e Elisabeta Imeraj, 2 njerëz kanë bërë betejën më të pamëshirë, publikisht Lulzim Basha dhe privatisht Yuri Kim me të gjithë potencialin e saj”. Ishte kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berish në “Now me Erla Mëhillin”.
Sipas burimeve të Berishës, kjo betejë për ish-prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj është bërë sepse ajo bllokoi dosjen e FBI-së.
“E thirri Lulzim Bashën dhe i tha ja ku është dosja. Ajo çfarë mund të them me siguri, është se Lulzim Basha e sulmonte në mënyrën më të egër dhe mirë Lulzim Basha se kjo e ndiqte, ishte në dosje, po Yuri Kim pse ta ndiqte? Yuri Kim sepse kjo ju tha të tjerëve që më ka bllokuar dosjen,” – u shpreh kryedemokrati.