Bardh Spahia: PD shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia drejt familjes evropiane

0
207

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka shprehur mirënjohjen ndaj çdo të riu dhe të reje, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

“Mirënjohje për çdo të ri dhe të re, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për t’ju bashkuar protestës.

Janë mesazhe shprese, frymëzim për të mos u ndalur në rrugën e nisur, atë të çlirimit të Shqipërisë nga një regjim që ka vrarë demokracinë dhe të ardhmen tonë.

Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane”, shprehet Spahia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here