Berisha: I dhamë një mesazh të fuqishëm miqve tanë kudo në botë se revolucioni ynë është një mision i shenjtë për demokracinë 

0
161

Nga selia e PD pas përfundimit të protestës, Sali Berisha tha se me tubimin e sotëm iu dha një mesazh i fuqishëm, shprese, besimi, fitoreje, shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo që ndodhen.

 

“Pasi dhamë një mesazh të fuqishëm miqve tanë kudo në botë se revolucioni ynë, është një betejë jetike, është një mision i shenjtë për demokracinë dhe pluralizmin. Se këtë mision, se idealet tona nuk ka forcë në botë që ti mposhtë.

 

 

Të betuar, të vendosur më shumë se kurrë, për të vazhduar revolucionin tonë për këtë kauzë të drejtë, gjer në përmbysjen e monizmit në Shqipëri.

 

 

Këtu para jush i kërkoj policisë, të lirojë menjëherë protestuesit, luftëtarët e lirisë, sepse çdo cenim i tyre, cili do që ta bëjë do të regjistrohet si armik i revolucionit. Kurse protestuesit si të persekutuar politikë.

U bëj thirrje ju të gjithë që ndoqët këtë marshim, me të cilin dhamë mesazhet tona, ditën e hënë në ora 17:00, që të gjithë para parlamentit.

 

 

Parlamenti është i qytetarëve, jo i bandë, trafikantëve, jo kriminelëve, i atyre që shkelmojnë kushtetutën, që shkelmojnë çdo rregull që kanë pushtuar këtë institucion themelor të demokracisë.

 

 

Edhe njëherë ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe të vazhdojmë ne revolucionin tonë, gjer në fitoren e plotë.

 

 

Rroftë fitorja, rrofshi ju.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here