Në përfundim të fjalës së tij në protestë para Kryeministrisë lideri demokrat marshoi drejt godinës së parlamentit, i ndjekur nga mbështetësit, për të vijuar më pas të Ministria e Brendshme dhe para Bashkisë së Tiranës. Ai ka përcjellë sërish mesazhin e dorëheqjes së Ramës, duke denoncuar aferat korruptive të qeverisë së tij, ndërkohë që akuza drejtoi edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes, Çuçi që është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Ramës, se ai duhet të japë bashkë me Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore, është paqësor sot por ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë revolucioni është para Parlamentit”.
“Shkoni mos na provokoni”– u shpreh ne një moment Berisha gjatë fjalës së tij, drejt disa punonjësve të policisë që po afroheshin drejt tij.
Një tjetër ndalesë ishte para Bashkisë së Tiranës, ku e akuzoi kryetarin Veliaj si një nga hajdutët më të mëdhenj dhe të korruptuar.
“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë është një nga hajdutët më të mëdhenj, më të shpifur e neveritshëm që ka patur qyteti. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë; Veliaj është një nga korruptorët që vjedh çdo ditë qytetarët, ka shndërruar Fushën e Sharrës në minierë floriri. Vjedhin çdo qytetar të Tiranës. Vjedh 18 euro në çdo ton. Deri tani vetëm nga fusha e sharrës janë bërë 54 milionë euro të vjedhura. Është hajduti më i pamëshirë i historisë së Tiranës e Shqipërisë”.
Pas kësaj ai vijoi marshimin para selisë së PS-së dhe akuzoi Ramën për shpopullimin e qytetarëve nga vendi. Ai foli denoncoi me emra konkretë korrupsionin dhe trafikun e qenieve njerëzore nga Balla, Gjiknuri, Xhaçka, Alda Klosi.
“Kjo ndërtesë është shndërruar në simbol të së keqes nga një kryekriminel në lidhje me bandat që u ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe ka përzënë nga vendi nga viti 2014 vetëm në hapësirën europiane, 937 mijë demokratë, socialistë dhe të të gjitha bindjeve. Rama me piramidën e krimit e drogës nuk është i vetëm . e kam denoncuar ai që kryeson grupin parlamentar është trafikant i shpifur i turpshëm, që merrej në Rumani duke nxjerrë viza prostitutave rumune. I del emri në të gjitha regjistrat kriminalë. Merrni dhe Gjiknur-gurunë. Nëse Alda Klosit iu gjetën 500 mijë euro, Gjiknurit i kanë humbur 6 milionë euro. Po ku i mori ky këto ia mbylli Rama. Vendi i tij është në burg. Me çfarë e bëri Xhaçka burrin investitor strategjik. E ëma e saj ka qenë për ndjekje penale për trafik fëmijësh”.
Marshimin e tij kreu demokrat e mbylli para selisë PD-së, duke u bërë sërish thirrje që të hënën të mblidhen në orën 17-:00 para parlamentit.