Vlorë/ Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e orës 12:00.
Nga dega e Partisë Demokratike Vlorë janë nisur rreth 850 persona teksa janë rregjistruar 120 automjete. Nga dega e Selenicës janë rregjistruar 30 automjete me një total rreth 150-170 persona.
Ndërsa nga dega e Himarës janë nisur diku tek 50-80 persona teksa janë regjistruar në degë rreth 15-20 automjete.
Nisja do të bëhet në mënyrë private teksa automjetet pjesëmarrëse në protestë janë rregjistruar fillimisht në degët përkatëse.
Ashtu si në çdo protestë të opozitës, policia e Vlorës ka vendosur postbllok për të kontrolluar automjetet në hyrje të autostradës Levan Vlorë.