Kuvendi ka lajmëruar se ditën e hënë në orën 17:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare, pavarësisht vendimit për shpalljen ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit tragjik në Turqi.
Në pikën e dytë të rendit të ditës parashikohen dhe debatet në argumentin e Diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit që do të zgjasin për katër orë nga ku 120 minuta do ti përkasin partisë socialiste.
Por ndërsa për PD e drejtuar nga Alibeaj do të ketë një orë kohë, për 6 deputetë të tjerë të kësaj force politike përfshirë edhe Sali berishën janë përcaktuar vetëm nga 3 minuta për të mbajtur fjalën, ndërsa partia e lirisë dhe PSD do të ketë 5 minuta në dispozicion
Megjithatë pritet që salla e kuvendit të shndërrohet në arenë përplasjesh kjo pas akuzave të ngritura për çështjen McGonigal çka ka bërë që në dy séance me radhë foltorja të bllokohet.
Por një tjetër protestë do të zhvillohet edhe jashtë traut të hyrjes së deputetëve në seancë, ku mbështetësit e PD do të tubojnë në vijim të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.