Berisha: Hapjen e revolucionit tonë dje përcollën gjerësisht të gjitha mediet e mëdha botërore

0
142

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka folur në lidhje me protestën e djeshme.

Berisha deklaroi se kjo protestë ishte ajo që ka jehuar më shumë në botë se çdo protestë e zhvilluar nga Partia Demokratike ndërsa e cilësoi atë si nisjen më dinjitoze të revolucionit demokratik paqësor në vend.Sakaq, ai deklaroi se personat që dje u fshehën “si minjtë” nga frika e tmerri pasi panë se protestuesit u larguan paqësisht thanë se kus është revolucioni duke iu referuar anëtarëve të mazhorancës.Kjo protestë jehoi në Shqipëri e botë më shumë se çdo protestë që kemi organizuar. Ishte nisja me dinjitoze dhe e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor. Nëse ne dolëm me 6 dhjetor në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur, ne në 6 dhjetor na nxorri e vërteta në shesh. ne kishim vetëm një mesazh, që mikpritësi juaj është turpi i vendit dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend. Nuk mund të pranonim kurrë që një samit të përdorej për kreun e një organizate kriminale. Por në një hark kohor të shkurtër u faktua para gjithë botës sa të drejtë kishim ne. Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin e protestës sonë por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati dhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, dolëm për të thënë të vërtetën liderëve evropianë, se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Koha provoi së bëmë një nga veprimet më të goditura në ekzistencën tonë.

Zhvillimet e mëpasme faktuan se ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushte nuk njohin asnjë kufi dhe asnjë normë e ligj. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit. Hapja dje e revolucionit tonë me një protest madhështore ka pushtuar mediat e botës. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë e mëdha të botës. ne treguam se ka një popull që nuk pajtohet me aktet kriminale të Edi Ramës. Ai rekruton kryezbuluesin e SHBA-ve për të luftuar opozitën.

 

 

Protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor e demokratik. Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika e tmerri, kur e panë se u larguam të qetë dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ndodhi gjë dolën nga ishin futur dhe filluan të thonë ku është revolucioni. Ja ku është qeveria”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here