Bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka tejkaluar shifrën 28 000 dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet me kalimin e ditëve.
Një zëdhënës i ushtrisë austriake tha se përleshjet midis grupeve të ndryshme në provincën Hatay kishin detyruar dhjetëra personel ndihme që të kërkonin strehim në një kamp. Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.
Dega gjermane e grupit të kërkim-shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (TSW) gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.
Ndërkohë, Presidenti Erdogan tha se do të ndëshkonte këdo që shkel ligjin duke bastisur zonat e prekura nga tërmeti.