Berishës i hiqet fjala, hyn LIVE në Facebook: Videot do t’i dorëzoj në organet kompetente, s’jam Edi Rama unë

0
140

Kryetari i Partisë Demokratike, mori fjalën e tij LIVE në rrjetin social “Facebook”, nga foltorja e Kuvendit, dhe tha se çdo filmim që ai e disponon do ta dorëzojë në organet kompetente hetimore.

Ndërkohë ai mohoi faktin se ka fyer publikisht një grua, ndërsa shtoi se nuk mund të mbulojë marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal.

 

“POR PËRSËRI KURESHTJEN TUAJ PËR SKENA DHE PËR GJËRA, MOS KUJTONI SE UA PLOTËSOJ UNË, KURRË. UNË KAM NJË CENSURË TË PLOTË PËR ÇDO VIDEO, MESAZHI EROTIK QË VJEN PËR TU PUBLIKUAR, NUK NDODH AJO.

 

Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.

 

Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.

 

Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here