Tensione në Kuvend/ Socialistët i tremben presionit, kërkesë Nikollës të mbyllë seancën

0
160

Mes tensioneve me akuza dhe fyerje, është ndërprerë seanca e kësaj të hënë në parlament.

Kërkesa e Taulant Ballës për ndërprerë të seancës, ndërsa deputetët e opozitës vijonin të bllokonin foltoren dhe t’u frynin bilbilave, është pranuar nga kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Gratë socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës për gjuhë fyese. Kjo solli debate mes palëve.

Ndërkohë, jashtë sallës së kuvendit, qytetarët vijojnë të jenë të grumbulluar në protestë. “Qytetarët janë të gatshëm të futen në sallë nëse e konsiderojnë oportune”, tha Berisha pasi u mbyll seanca plenare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here