????? ? ??????? ??????? ?? ???????? ????? ?? ? ????????? ?? ?? ??? ?? ??????? ? ??????? ??????????

0
256

Nga Bujar Leskaj
????? ? ??????? ??????? ?? ???????? ????? ?? ? ????????? ?? ?? ??? ?? ??????? ? ??????? ??????????
Aktualisht, në Shqipëri kompanitë që tregtojnë produkte që kanë detyrimin për pulla fiskale paguajnë çmimet e mëposhtme për 1000 copë pulla:
Konkluzion: Shqipëria rezulton me pullën më të shtrenjtë nga të gjitha shtetet e mësipërme, shtete të cilat kanë një peshë të madhe në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë.
Roli dhe funksioni i pullës fiskale është i njëjtë në të gjitha shtetet e sipërpërmendura ndërkohë i njëjti ofrues i shërbimit në Shqipëri ofron këtë shërbim në Turqi dhe në Gjeorgji me çmime shumë herë më të ulëta. (Sicpa)
Pyetje: Çfarë impakti ka cmimi i lartë i pullave në buxhetin e shtetit dhe a ia vlen ky impakt në një kohë kur nuk ka arritur të adresojë problemin e vërtetë të tregtisë së paligjshme me produkte të akcizës? Kjo parë edhe në kushtet kur ende kemi prodhues/fermerë të paregjistruar vendor por edhe në situatën kur kjo pullë nuk e ka fuqinë e as nuk i mbron prodhuesit dhe importuesit e ndershëm nga konkurrenca e pandershme e tregtisë së paligjshme, por gjithashtu nuk ja mundëson qeverisë një mbledhje më efektive të taksës së akcizës.
Pyetje: Mund të kemi evidenca, fakte dhe analiza të thelluara, që dëshmojnë për rezultate të prekshme, lidhur me luftën ndaj evazionit fiskal në tregtimin dhe prodhimin e mallrave që ngarkohen me pullë fiskale, meqë në thelb ky është një nga qëllimet primare të këtij koncesioni?

Pyetje: Cfarë logjike financiare kanë shpenzimet që i ngarkohen bizneseve prodhuese psh në rastin e birrave ku shpenzimet që kanë bizneset prodhuese vendase vetëm për blerjen e pullave fiskale (pa marrë këtu parasysh vendosjen dhe problemet e tjera të lidhura me këtë proces), janë sa 50% e detyrimit të akcizës, për njësi prodhimi?!
Këtu duhet marr në konsideratë edhe procedura e dërgimit të pullave fiskale tek prodhuesit
Pavarësisht faktit se për pullat fiskale bizneset janë të detyruara të depozitojnë garancitë bankare përkatëse, sërish dërgimi i tyre tek prodhuesit duhet të bëhet nga kompani transporti ndërkombëtare. Kjo gjë rrit me tej kostot.

Çmimet e pullave fiskale deri në dhjetë herë më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe BE-së, që çon në kosto shtesë dhjetëra miliona euro për biznesin dhe konsumatorin. Shqipëria ngarkon me kosto pulle fiskale edhe produkte si birra që në Europë nuk trajtohen si të tilla. Cdo shtyrje afati në këto kushte është vendimmarrje e gabuar që i rrit pasojat negative në biznes dhe në konsumatorë familjarë. Qeveria duhet t’i japë fund kësaj praktike të paprecedentë.

Sipas marrëveshjes së koncesionit në fjalë, shoqëria koncesionare do të paguajë në favor të qeverisë shqiptare një tarifë koncesioni prej 2% të ardhurave neto nga shitja e pullave fiskale. Teknikisht, të ardhurat e qeverisë shqiptare nga dhënia e këtij koncesioni janë krejt të papërfillshme, duke llogaritur dhe faktin që për 5 vite koncesionari nuk ka rezultuar me fitim, pra nuk ka paguar as tatim-fitim, deri në vitin 2016. Qeveria shqiptare është përfitues tejet modest i të ardhurave nga ky koncesion, për sa më sipër nuk ka argumenta dhe arsye për vijimin e tij.

Nisur nga një studim i Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka dhe nga raportimet zyrtare të koncesionarit gjatë 9 viteve (deri në 2020), pa llogaritur 2 vitet e fundit, shoqëria koncesionare ka realizuar një xhiro totale prej rreth 8 miliardë lekësh, ku xhiro mesatare vjetore është luhatur në kufijtë e 900 milionë lekëve. Nëse shoqëria koncesionare do të aplikonte një çmim normal për shitjen e pullave fiskale, nga 7 deri në 10 herë më të ulët, si çmimet e aplikuara në vendet e rajonit dhe në Europë, shuma financiare e arkëtuar nga biznesi do të luhatej në kufirin e 1-2 miliardë lekëve, çka nënkupton lehtësisht se biznesit shqiptar, importues dhe prodhues të këtyre mallrave të akcizës, i janë marrë rreth 7 miliardë lekë më shumë, ose rreth 60 milionë euro më shumë, gjatë periudhës së koncesionit (të paktën deri në vitin 2020)”.
Çfarë efektesh do të sillte kryerja e këtij shërbimi nga shteti dhe normalizimi i tarifës së pullave fiskale në raport me konsumatorin, industrinë e prodhimit dhe importit të produkteve me pullë fiskale si dhe buxhetit të shtetit?
Kjo do të çonte në çmime më të ulëta për konsumatorët, do të rriste konsumin dhe rrjedhimisht do të kishte një ndikim pozitiv në buxhetin e shtetit pasi duke u rritur xhiro, do të rritej vlera e arkëtuar nga TVSH, akciza, si dhe tatimfitimi. Si rrjedhojë kjo do të ndikonte në përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Ministria e Financave sqaron se në përfundim të kontratës u ngrit një grup pune për të parë mundësinë nëse ky shërbim mund të kryhej nga një ent publik ose të ritenderohej nga e para. Por në pamundësi kohe për të ndërmarrë këto vendime, grupi i punës konkludoi që të shtyjë me një afat dy-vjeçar këtë koncesion si dhe të bëjë disa ndryshime në kontratën shtesë….
Pyetje: Përse ky grup pune u ngrit në moment të fundit kur dihet rëndësia e trajtimit të kësaj cështje dhe nevoja për një vendimmarrje sa më të mirë pa dëmtuar bizneset që sidomos 2 vitet e fundit kanë qenë shumë të prekura duke llogaritur dhe ngjarjet madhore si tërmeti, pandemia, kriza nga lufta Rusi-Ukrainë etj?
Marr në konsideratë këtu që dhe në vitin 2021 importuesit dhe prodhuesit kërkuan ndryshimin e tarifave të pullave fiskale, meqenëse afati i koncesionit pritej të përfundonte së shpejti. Biznesi rekomandoi që me përfundimin e koncesionit, qeveria të miratonte tarifa të njëjta me vendet e BE-së.

Me anë projektligjit në fjalë, synohet të amendohet dhe tё pёrmbyllet kontrata e koncesionit, e miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011. Amendimi i kësaj kontrate shtesё mundëson: vijueshmërinë e këtij shërbimi në fushën e kontrollit fiskal në Republikën e Shqipërisë edhe pas datës 6.2.2023, datë kur kjo kontratë përfundon, duke përfshirë këtu dhe heqjen dorë të palëve nga çdo pretendim për të gjitha vitet…
“Miratimi i shtyrjes është një akt i pastër korruptiv. Qeveria nuk mund të bjerë dakord me asnjë kompani për shtyrjen e afatit përtej asaj që është miratuar dhe në këto rrethana që rëndojnë klimën e biznesit, konsumatorët dhe buxhetin.

Qeveria duhet të rinegociojë dhe të barazojë kostot me vendet e BE-së dhe të rajonit, duke çliruar konsumatorët dhe kompanitë nga kostot shumë të shtrenjta, pa kompromentuar objektivat dhe rolin e pullës së akcizës dhe duke hequr dorë nga kontratat koncesionare dhe të kryej me përgjegjësi të gjitha detyrimet e saj kundrejt qytetarëve dhe bizneseve shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here