GJKKO seancë paraprake për çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, rrëzohet kërkesa për bashkimin e dy dosjeve

0
160

Gjykata e Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK në seancë paraprake lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije për BalkanWeb se gjyqtarja Flojera Davidhi, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve, atë të Fierit dhe Elbasanit.

Sot GJKKO po shqyrton në seanca paraprake kërkesën e SPAK për Fierin. E njëjta kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here