Kompani shtetërore për pasaportat, Tabaku: Kaluan në duart e specialistëve patronazhistë

0
152

Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e një kompanie shtetërore që do të prodhojë kartat e identitetit dhe pasaportat në përfundim të koncesionit me kompaninë franceze ALEAT, është kritikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

“Ndërprerja e kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike nga një kompani e njohur dhe krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin e tyre është vendim i papërgjegjshëm & abuziv. Në kushtet kur të dhënat personale të ruajtura dhe mirëmbajtura nga qeveria shqiptare janë përdorur për qëllime elektorale; në kushtet kur sistemet e sigurisë janë treguar të dobëta dhe të pasigurta dhe pavarësisht investimeve të larta siguria e sistemeve është cenuar rëndë”, thotë Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në kushtet kur eksponentë të policisë janë akuzuar për lidhje kriminale; vendimi i qeverisë që ky shërbim të jepet nga shteti është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare! Ruajtja e këtyre të dhënave sensitivie, aftësia që në rrjet të mos penetrojnë persona me rekorde kriminale për të cenuar një nga sisteme që ka rezultuar deri më sot më i sigurti si dhe shqetësimi për përdorime elektorale ashtu si ka ndodhur më parë duhet të jenë tema debati”.

Sipas vendimit të një dite më parë, shoqëria do të jetë në pronësi të Ministrisë së Brendshme dhe do të ketë një kapital fillestar prej 20 milionë lekësh, apo rreth 172 mijë eurosh. Shteti do të trashëgojë nga ALEAT të gjitha pasuritë e saj në 109 pika në të gjithë vendin, së bashku me punonjësit dhe programet kompjuterike.

Koncesioni i akorduar në vitin 2008 skadon këtë vit pas 15 vitesh operim, ndërsa ka qenë një nga më fitimprurësit në vendin tonë, duke arkëtuar rreth 400 milionë euro gjatë këtyre viteve.  Vetëm për vitin e kaluar, ALEAT realizoi një fitim prej 2.6 miliardë lekësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here