Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi për skandalin e dosjeve të Tëitter dhe skandalin e arrestimit të ish-agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.
Në një deklaratë për mediat, kandidati për Shtëpinë e Bardhë tha se këto janë prova që tregojnë manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2020.
“Është zbuluar në mënyrë tronditëse se Tëitter u pajtua me FBI-në dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në favor të Joe Biden. Mua më hoqën nga platformat sociale dhe më censuruan në mënyrë të paligjshme,” tha Trump.
“Si shembull kyç i korrupsionit brenda FBI-së, shërben agjenti special Charles McGonigal, kreu i mashtrimit me hetimin rus. Ai është arrestuar së fundmi pasi ka marrë shuma të mëdha parash- gjejeni pak- nga Rusia. Gjuetia e shtrigave me ‘çështjen ruse’ ishte jashtëzakonishte e dëmshme në përpjekjet e fushatës sime për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020”, tha ish-presidenti.
Dosja McGonigal ka tronditur jo vetëm politikën amerikane. Pjesë e rëndësishme e kësaj dosje është kryeministri shqiptar, Edi Rama, që akuzohet se ka përdorur ish-agjentin e lartë të FBI-së për interesat e tij.
Mediat amerikane shkruajnë se Rama është i zhytur deri në fyt në këtë aferë të rëndë.
McGonigal, por edhe ish-agjentë të tjerë të FBI-së janë përdorur kundër opozitës shqiptare, duke konfirmuar dyshimet e të djathtës në SHBA, se byroja është përdorur si armë politike.