Nënkryetari i PL, Endrit Braimllari në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar”.
Sipas tij Rama “duhej të ishte larguar” nga posti i kryeministrit.
Sipas tij opozita do të vijojë me protestat dhe energjinë do ta drejtojë drejt 14 majit.
Braimllari: Çdo protestë është e rëndësishme. Opozita do të protestojë. Sot kemi një kryeministër që me ngjarjen e McGonigal i ka vënë vulën kalbjes së këtij sistemi. Kemi të bëjmë me një sistem të kapur nga Rama, që rëndon mbi shqiptarët. Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar. Ne si PL e kemi bërë të qartë që do të vijojmë protestat e krah saj dhe zgjedhjet. Varfëria është në ekstfrem, është krijuar nëj sistem që nuk është në shërbim të qytetarëve. Rama ka 3 javë që nuk komunikon në parlament për çështjen McGonigal pasi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. Reagimi qytetar do të jetë shumë herë më i madh dhe me votë më 14 maj. Edi Rama duhej të ishte larguar me këto korrupsione që kanë prekur vendin, por revolucioni do kohën e vetë.
“Nuk mund të rrëzohet një qeveri me një protestë do aksion të vazhdueshëm, të kthehet në një alternativë. Të gjitha energjitë e opozitës duhet të drejtohen drejt 14 majit që ti rikthejmë vendit demokracinë.”, tha ai.