Deputeti Oerd Bylykbashi nga Kuvendi ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal.
Ai shtoi se Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
“Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për një nga skandalet e mëdha që ka përfshirë edhe SHBA.
Rama është një kryeministër korruptues.
Kërkojmë Komision Parlamentar. E di që kam kolegë këtu që Edi Rama sot u ka ulur kokën. Ky parlament dhunon edhe atë që thotë Gjykata Kushtetuese. Ju jeni gati të fikni drita të prishni edhe mikrofonat vetëm për të zbuluar se çfarë ndodh.”, tha ai.