Shkrimi i BIRN/ FBI nuk korruptohet’/ Rama ia kaloi edhe ‘Kumbarit’ të Korleoneve

0
159

Portali i njohur, BIRN, ka publikuar një analizë të gjatë, ku theksohet se duhet një hetim më i thellë për skandalin Rama-McGonigal.

Shkrimi nis dhe përfundon me një krahasim, që tregon se Edi Rama në këtë rast ia ka kaluar edhe ‘Kumbarit’ të Korleoneve.

“’Vetë FBI është e pakorruptueshme’, shkruante Mario Puzzo në librin e tij më të shitur, në klasikun e vitit 1969 me titull ‘Kumbari’, ndërsa dy bosë të mafias diskutonin planet për një operacion në shkallë të gjerë për importimin e drogës”, thuhet në shkrim.

“Por shërbimet që McGonigal i ofroi politikës shqiptare e çojnë lojën në një nivel krejtësisht të ri.

Në librin ‘Kumbari’, politika amerikane shihet se është në xhepin e Korleones. McGonigal gjithashtu përfitoi udhëtime falas- dhe ka shumë të ngjarë, shumë para, ndërsa ishte ende një zyrtar i lartë i FBI-së së ‘pakorruptueshme’.

Nuk do ta ndihmonte imazhin e SHBA-së jashtë vendit që ta kufizonte këtë çështje në akuzat për ‘mosdeklarim’, pa hetime të mëtejshme se kush pagoi për udhëtimet dhe pse.

Dështimi për të kryer një hetim të shumëanshëm se kush ka paguar për të mund të dërgojë një mesazh të qartë se FBI nuk e meriton më reputacionin e saj të pastër”, thekson BIRN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here