Skandali Rama-McGonigal/ Mocioni me debat mes opozitës dhe Ramës mbahet më 2 mars! Protesta në 3

Mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama dhe Interpelanca urgjente e kërkuar nga opozita do të mbahen më 2 mars.

Kundër këtij propozimi të bërë nga nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, ka votuar deputeti socialist Erion Braçe ndërsa koha për mocionin me debat do të jetë pa limit.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili po drejton protestën që mbahet jashtë ambienteve të Parlamentit është shprehur se nëse kryeministri Rama nuk vjen në Kuvend, “opozita do t’i shkojë në Surrel.

Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë! Por simboli, shpella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan.

Sali Berisha, kreu i PD-së

Kujtojmë se grupimi i Sali Berishës depozitoi në Kuvend në fillim të këtij muaji, një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes.

Deputetët kërkuan nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor. Më herët, konferenca e Kryetarëve pranoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal.

Skandali Rama-McGonigal/ Mocioni me debat mes opozitës dhe Ramës mbahet më 2 mars!  Protesta në 3

Gjendet zgjidhja e krizës në Parlament

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko