Topalli: Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i hiqet e drejta për të folur

0
150

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e mori fjalën në protestën përpara parlamentit.

Ajo e quajti një skandal të paprecedent faktin që ligji për komisionet hetimore është pezulluar pasi këtë e kërkon Byroja e Kuvendit.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndjehet i sigurt kur të shkojë në parlament.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i hiqet e drejta për të folur për procedurë.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë.

Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita kërkon komision hetimor, ata të mos e japin.

Por gjëja më e pabesueshme është që zonja thotë se Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor.

Nuk e di, jam pa fjalë!” tha ajo.

Opozita ka kërkuar një komision hetimor për skandalin Rama-McGonigal, por në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese, kërkesa është rrëzuar nga mazhoranca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here