Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të mbrëmjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Dume marrë shkas nga refuzimi i llogaridhënies në Kuvend për këtë çështje, përmes rrjeteve sociale, Vasili thotë se Edi Rama është një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz.Duke refuzuar llogaridhënien në Parlament ky individ është vetëlarguar dhe vetasgjesuar ligjërisht dhe moralisht.
Antikushtetues, i paligjshëm, i korruptuar dhe korruptues, ky individ është thjesht një zaptues ordiner i zyrës së Kryeministrit dhe që nuk ka as lidhjen më të vogël as me shtetarin dhe njeriun e ligjit, por vetëm me antiligjin dhe antishtetin.
I dështuar në çdo drejtim, i korruptuar në çdo pikëpamje dhe mafioz në çdo veprim, ky është portreti i kryeministrit më dizastër që Shqipëria ka parë ndonjëherë.
Dështak ekzemplar, Edi Rama është kryeministri që i ka sjellë vetëm të këqia të rënda, sepse: E bëri Shqipërinë narkoshtetin e vetëm të historisë së Evropës;
E bëri të parën për korrupsion në Evropë dhe të dytën në botë;