Ka pasur një valë përjashtimesh të deputetëve nga Parlamenti, deri më tani 21 deputetë të përjashtuar.
“Është gjysma e grupit parlamentar e përjashtuar sepse Edi Rama ka frikë.”
Kështu u shpreh Albana Vokshi deputete e PD-së në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.
Sipas saj “Nuk ndodh në asnjë vend të botës të përjashtohen në mënyrë kolektive deputetët e opozitës”.
Albana Vokshi: Është gjysma e grupit parlamentar e përjashtuar sepse Edi Rama ka frikë. Ka frikë nga fjala nga opozita nga deputetët e opozitës nga Sali Berisha. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të përjashtohen në mënyrë kolektive deputetët e opozitës. Do të ketë dhe përjashtime të tjera në ditët që vijnë të siguroj, kjo bëhet se ne kemi kërkuan mocion në debat. Janë 2 interpelanca urgjente që janë kërkuar. Janë 13 pyetje që kemi bërë. Pse nuk vjen Rama?
Gazetarja: Erdhi sot për të votuar për shkarkimin e Lindita Nikollës. Nuk arritët dot ta shkarkoni zonjn Nikolla pasi nuk i keni votat.
Albana Vokshi: Nuk është çështje e Lindita Nikollës. Lindita Nikolla për fatin e keq, se është edhe grua edhe nënë, ka qenë mësuese. Dikur qante ose prekej kur i përmendnin vajzën që kishte në Paris, ndërkohë përjashton gratë deputete, nuk ju jep të drejtën e fjalës, ka një metamorfozë shumë të madhe. Dhe pse? Sepse po përdoret për fat të keq nga Edi Rama. Edi Ramën e gjen ose të mbyllur në bunkerin e tij në Surrel ose fshihet pas fustanit të një gruaje apo të një gruaje tjetër. Dhe sot është munduar të përdorë një skenar me gra por nuk e shpëtojnë dot gratë nga halli i tij. Ai mundohet të përdorë gratë për të mbuluar një hall të madh. Vetëm sot janë 3 media të mëdha ndërgombëtare që kanë folur për Edi Ramën.
Ora News