Kreu i Kadastrës, Artan Lame i ka bërë një thirrje aparatit të Presidencës së Shqipërisë që të nisin procedurat për regjistrimin e ambienteve të këtij institucioni. Ndërkohë Lame kishte dhe një përgjigje për kreun e PL-së, Ilir Meta.
“Po nga kjo foltore para 1 muaji i kam bërë vetë thirrje aparatit të Presidencës ejani të bëni procedurat për të regjistruar pronat e presidencës jo thjesht për ta shpëtuar nga kafshimet e mëtejshme, por se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin e tij në këtë proces do shërbente si busull për shumë qytetarë e institucionet e tjera për t’iu drejtuar kadastrës për regjistrimin e pronave,” tha Lame.
Kurse kreu i PL, Ilir Meta, tha se qëllimi i mafies në pushtet është të krijohet pasiguri për pronën, për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet në këtë drejtim.
“Deri në vitin 1990, edhe fishekët ishin me inventar.
Po pse e thonë këtë? E thonë sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për pronën.
Nëse presidenca nuk i ka letrat në rregull, kush është ai investitor që i ka letrat në rregull?” tha Meta.-