Një prej gazetave më të mëdha të SHBA-së, pikë reference e shtypit botëror dhe shpesh pqasqyrë e politikës së jashtme amerikane i ka kushtuar një tjetër nga faqet e saj Shqipërisë. Por këtë herë artikulli ka qenë me nota pozitive dhe vë në qendër punën që po bën Erion Veliaj për shndërrimin e ish piramidës në një “një tempull që shkëlqen për shpresat ambicioze të Shqipërisë për të ardhmen”.
Artikulli shoqërohet me një foto të kryebashkiakut hypur në skelat e kantierit dhe ilustrohet me citime të tij. Aty Erion Veliaj, rrëfen për botimin amerikan ndryshimin prej 22 milionë dollarësh të piramidës.
Ai e imagjinon kryeqytetin – si “Tel Avivi i Ballkanit”, një qendër e teknologjisë së lartë që ofron vende pune dhe premtime për një vend që ishte kaq i varfër dhe i shkëputur larg botës moderne nën udhëheqjen e Hoxhës, vëren New York Times.
“Në vend që të jetë një shpërthim nga e kaluara, do të shpërthejë në të ardhmen”, thotë kryebashkiaku për piramidën.
Por shkrimi pritet me kuriozitet, jo sepse në të nuk përmendet asnjëherë emri i Edi Ramës që ka qëndruar pas kësaj ideje duke imponuar aty edhe arkitetktin e tij të preferuar, ëiny Maas, por mbi të gjitha se ai vjen vetëm dy javë pasi New York Times bëri një skaner të plotë të aferës Rama McGonigal duke konkluduar se ish zyrtari i lartë i FBI-së, tashmë i arrestuar, “u vu në shërbim të këtij politikani”.
Natyrisht fakti se nën harkun e pak ditëve te njëra preja gazetave më të mëdha në glob fshikullohet kryeministri dhe lartësohet kryebashkiaku mund të ketë lidhje me një përkim të rastësishëm. Ndoshta prapa kësaj “koincidence” nuk mund të gjurmohet asnjë prapemendim. Por një gjë është e dukshme dhe këtë Lapsi.al e ka vënë re që më parë. Erion Veliaj që po bëhet gati të hyjë në fushatën elektorle ndryshe nga kori i madh i socialistëve as nuk e ka marë mundimin të dalë në mbrojtje të Ramës për skandalin e korruptimit të ish agjentit të FBI-së.
Direkt pas kësaj u botua një shkrim për piramidën e Tiranës ku Ramës i është fshirë emri sikur të mos ekzistonte dhe roli qëndror i jepet kryebashkiakut./lapsi.al