Ligji i arsimit të lartë, Olldashi: Nuk mundet që të vendosin për një aset publik vetëm 71 deputetë

0
185

Enkeleda Olldashi, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, e ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, shpjegoi problematikat, sipas saj, që ka ligji i arsimit të lartë.

“Një nga problematikat më të mëdha të ligjit të arsimit, që u la në heshtje, ishte ajo që kishte të bënte me kreun e 12 të tij, që ka të bëjë me kthimin e universiteteve publike në fondacione. Befas, në fillim të vitit doli një VKM që e riaktivizoi kreun e 12 të këtij ligji dhe unë pyeta veten se pse e nxorën pas 7 vitesh. Unë shikoj një ligësi në gjithë këtë çështje. Më duket sikur enkas këto 7 vite, institucionet e arsimit publik u lanë në rënie të lirë, që të degradoheshin dhe të privatizoheshin më lehtë. Kuptoj pse të gjithë aktorët e arsimit të lartë, gjatë gjithë kohës kanë dëshiruar që në sytë e publikut, këto institucione të dukeshin në degradim. Ndoshta qëllimi ka qenë që të privatizoheshin universitetet”, u shpreh Olldashi.

“Pyetja është: për një aset kombëtar, a duhet të vendosë një VKM? Jo, kjo është çështje referendare. Nuk mund t’i takojë 71 deputetëve fatet e universiteteve publike. Nuk mundet që të vendosin për një aset publik vetëm 71 veta. Duhet një referendum për këtë. Një VKM është shumë pak, 71 deputetë janë shumë pak, edhe 140 deputetë janë shumë pak për të shndërruar një universitet në fondacion”, shtoi Olldashi.

Sipas saj, “nëse godinat do të privatizohen, kjo është makutëri e një grupi të caktuar njerëzish”.

“Më e rënda është që nuk do të kemi më institucione të arsimit të lartë publik. Ky është model anglo-sakson, që nuk ka institucione publike, por ka fondacione. Ama, janë fondacione të krijuara këtu e 400 vite më parë, në periudhat e njerëzve idealistë, të krijuara nga njerëz me largpamësi, që nuk kishin qëllim privatizimin e godinave apo shesheve ku ndodhen këto godina. A kemi sot njerëz të tillë në Shqipëri? Unë nuk njoh”, tha Olldashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here