Portali nxjerr dokumentat: Veliaj falsifikon planin vendor të Tiranës për të zhvilluar pronën e gruas

0
165

Në rrugën mbi Shkollën e Kuqe, pak para se të kryqëzohet me ‘Rrugën Bardhyl’, ekziston ende një kompleks shtëpish të vjetra tiranase, të cilat vijojnë të jetojnë në harmoninë mbi 100-vjeçare, me bahçe të ngjitura me njëra-tjetrën, që dëshmojnë për lidhjet e hershme miqësore mes tyre.

 

Grupi i shtëpive, e gjendur në një zonë shumë të lakmuar të kryeqytetit, i ka shpëtuar, deri më tani, virusit të ndërtimeve shumëkatëshe.

Por, kjo paqe nuk duket se do të vazhdojë gjatë. Bashkia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar vendor, me qëllimin e shprehur ‘zhvillimin e zonës’.

Në planin e miratuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në Shtator 2021, është parashikuar zgjerimi i rrugëve ekzistuese, e cila më pas i hap rrugën projekteve infrastrukturore, e kryesisht ndërtimeve të larta.

Deri këtu, nuk duket asgjë e rrallë për Veliajn, pasi Tirana është shndërruar në një fushë gjigande betoni.

 

Por, ajo që e bën të veçantë hartimin e këtij plani, është dyshimi për falsifikim dokumentash nga kryebashkiaku, me qëllim krijimin e mundësive për zhvillimin e një prone, trashëgimtare e të cilës është bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Rruga fiktive

 

Me vendimin nr.1, datë 14 Prill 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ‘Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë’.

 

Me qëllim detajimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, me Vendimin nr. 36848 datë 24.09.2021, Kryetari i Bashkisë Tiranë ka miratuar Planin e Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/7, Faza I.

 

Në hartimin e këtij Plani është konsideruar prioritare detajimin e rrjetit rrugor te brendshëm, propozimin e rrugëve të reja si dhe mundësitë reale të zgjerimit të tyre nëpërmjet rizhvillimit të ardhshëm në territor.

 

Sipas PDV-së së miratuar, Njësia Tr-7 kufizohet nga katër rrugë kryesore Rr. ‘Barrdhyl’, Rr. ‘Derhemi’, Rr. ‘Hoxha Tahsim’ dhe Rr. ‘Qemal Stafa’ dhe e vetmja rrugë e brendshme që përshkron njësinë është Rr. ‘Faik Tërkova’.

 

Ndërkohë, ndryshe nga realiteti faktik, në PDV Tr 7, rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj.

Në Planin Vendor për njësinë strukturore TR/7, të miratuar nga Erion Veliaj, është vendosur një rrugë ‘ekzistuese’ në mes të bllokut të banimit

 

Lindita Çoku është banore e kësaj zone dhe ka një pronësi një shtëpi. Ajo ka konstatuar se plani i Veliajt mbivendoset mbi pronën e saj, duke cënuar interesat pasurorë të saj.

 

Zonja Çoku ka konstatuar anomali të theksuara në Planin e Detajuar Vendor të miratuar nga Erion Veliaj dhe i është drejtuar me një padi Gjykatës Administrative, ku rendit faktet e fiktivitetit, si edhe dyshimet se gjithçka është miratuar për t’i siguruar benefite jo të ligjshme Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës.

 

Godina dhe trualli, ku është trashëgimtare Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

 

Sipas padisë, plani i Veliajt parashikon zgjerimin e rrugës inekzitente. Në fakt, ‘Boldnews.al’ e verifikoi në terren këtë ‘rrugë’ dhe rezulton se ajo nuk ekziston.

 

Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia, ajo që konsiderohet ‘rrugë’ në planin vendor të Veliajt, është në fakt një zonë e mbyllur dhe e bllokuar nga të dy anët me shtëpi dhe oborre, të cilat kanë ekzistuar prej dekadash në atë gjendje.

 

Pamje nga të dyja anët e asaj që Veliaj e ka konsideruar si ‘rrugë’ në Planin e Detajuar Vendor për Njësinë TR7

 

Paditësja Çoku shkruan në padi se ‘qëllon që pronat, të cilave u shërben ky plan, u përkasin familjarëve të bashkëshortes së Kryetarit të Bashkisë. Konkretisht, vjehrri i ndjerë i kryetarit të Bashkisë, Arben Xoxa është një nga pronarët e një prone në brendësi të njësisë Tr-7, e cila përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë nga hapja e paligjshme e rrugës në bllokun e banimit, në të cilën gjendet prona e tyre’.

 

Arben Xoxa ndërroi jetë në Shkurt të vitit 2019 dhe pasuria e tij trashëgohet nga e bija, Ajola Xoxa. Rrjedhimisht, çdo përfitim në zhvillimin e pronës të Njësisë Strukturore TR/7 shkon në favor të saj.

 

Falsifikim dokumentash?

 

Në relacionin që shoqëron Planin e Detajuar Vendor, rrjeti rrugor kryesor i njësisë Tr-7 përshkruhet si vijon: ‘Njësia strukturore TR/7 kufizohet nga 3 rrugë kryesore 1 prej të cilave përbën dhe një akt të rëndësishëm të sistemit rrugor të qytetit të Tiranës. Këto rrugë janë Rr. Qemal Stafa në veri, Rr. Hoxha Tahsim në jug, Rr. Derhemi në perëndim si dhe Rr. Bardhyl në lindje.

 

Më tej, ky relacion ka përshkruar si të vetmen rrugë të brendshme, Rr. ‘Faik Tërkova’, e cila  përshkron mes për mes dy nën-njësi (blloqe banimi) të njësisë TR/7.

 

Megjithatë ndryshe nga ky përshkrim, harta e cila pasqyron këtë zonë, paraqet një realitet tjetër.

 

Konkretisht, paditësja Çoku konstaton në hartë se, në nën-njësinë në pjesën lindore të rrugës ‘Faik Tërkova’ është shtuar një rrugë, e cila në realitet nuk ekziston.

Në Planin e Rilevimit të zonës ‘rruga’ nuk ekziston. Sipas dokumentit, zona është e përbërë nga shtëpi banimi

 

Kjo rrugë e shtuar ‘fiktivisht’, jo vetëm kalon në brendësi të kësaj nën-njësie, por mbivendoset haptazi me pronën, të cilën paditësja e zotëron prej vitesh.

 

Rezulton se kjo rrugë nuk është e emërtuar, ndryshe nga rruga ekzistuese e brendshme ‘Faik Tërkova’ e cila ndan dy nën-njësitë e njësisë strukturore TR/7.

 

‘Ndodhur në këto kushte, arrijmë në përfundimin se Plani i Detajuar Vendor i Njësisë Strukturore TR/7 është miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor, në të cilin kjo rrugë nuk ekziston dhe mbi të gjitha është shtuar në këtë plan duke pasqyruar një realitet të ndryshëm’, thuhet në padinë e Lindita Çokut.

 

‘Konflikt interesi’

 

Duke iu referuar fakteve dhe të dhënave në terren, paditësja Çoku deklaron se vendimi për miratimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/7 është marrë në kushtet e konfliktit të interesave.

 

Konkretisht, Kryetari i Bashkisë tërheq interesa privatë të cilat burojnë nga marrëdhënie të bashkëjetesës. Familjarë të bashkëshortes së tij, zotërojnë pasuri e cila ndodhet në Njësinë Strukturore TR/7, ‘pasuri që avantazhohen nga hapja e rrugës që nuk ekziston’.

 

Më saktësisht, kjo pronë gjendet në nën-njësinë në pjesën lindore të rrugës së brendshme ‘Faik Tërnova’.

 

Pra, në miratimin e këtij Vendimi ‘kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt lidhjet familjare dhe përfitimi direkt që ka rrethi familjar i tij, duke sjellë si pasojë kryerjen e detyrës dhe përgjegjësisë publike në mënyrë të padrejtë dhe në dëm jo vetëm të paditëses për shkak të mbivendosjes mbi pronën e saj, por gjithashtu dhe pronat e tjera të cilat gjendet në këtë zonë dhe të buxhetit të shtetit i cili do të ngarkohet me barrën e kostos financiare të shpronësimeve të mundshme të objekteve që preken nga kjo rrugë’, thuhet ndër të tjera në padinë e dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Konflikt interesi’

 

Duke iu referuar fakteve dhe të dhënave në terren, paditësja Çoku deklaron se vendimi për miratimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë Strukturore TR/7 është marrë në kushtet e konfliktit të interesave.

 

Konkretisht, Kryetari i Bashkisë tërheq interesa privatë të cilat burojnë nga marrëdhënie të bashkëjetesës. Familjarë të bashkëshortes së tij, zotërojnë pasuri e cila ndodhet në Njësinë Strukturore TR/7, ‘pasuri që avantazhohen nga hapja e rrugës që nuk ekziston’.

 

Më saktësisht, kjo pronë gjendet në nën-njësinë në pjesën lindore të rrugës së brendshme ‘Faik Tërnova’.

 

Pra, në miratimin e këtij Vendimi ‘kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt lidhjet familjare dhe përfitimi direkt që ka rrethi familjar i tij, duke sjellë si pasojë kryerjen e detyrës dhe përgjegjësisë publike në mënyrë të padrejtë dhe në dëm jo vetëm të paditëses për shkak të mbivendosjes mbi pronën e saj, por gjithashtu dhe pronat e tjera të cilat gjendet në këtë zonë dhe të buxhetit të shtetit i cili do të ngarkohet me barrën e kostos financiare të shpronësimeve të mundshme të objekteve që preken nga kjo rrugë’, thuhet ndër të tjera në padinë e dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Nisin ndërtimet

Ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta për falsifikim dokumentash nga ana e Erion Veliajt, zona ka nisur të zhvillohet. Më saktësisht, kanë nisur ndërtimet e pallateve.

 

‘Boldnews.al’ ka siguruar një leje ndërtimi, të nënshkruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, për ngritjen e një pallati shumë-katësh. Leja mban datën 27 dhjetor 2022, gjë që dëshmon se Bashkia e Tiranës po lëviz me skemën e ‘faktit të kryer’, ndërkohë që padia në Gjykatë e Lindita Çokut afekton të gjithë zonën.

 

Në hartën që shoqëron këtë leje ndërtimi, shihet se është vendosur ‘rruga inekzistente’, prania e së cilës justifikon miratimin e lejeve për pallate.

Por, siç saktësohet në padinë e qytetares, ajo rrugë nuk ekziston dhe është shtuar ‘fiktivisht’ nga Bashkia e Tiranës, me qëllimin, sipas saj, që të zhvillohet më vonë prona trashëgimi Ajola Xoxas, bashkëshorte e kryebashkiakut Veliaj.

 

Marrë nga BoldNews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here