Skandali McGonigal/ Manjani: Rama duhet gjykuar nga drejtësia dhe shqiptarët’

Nga Ylli Manjani

Ku e lamë?

Te Mcgolja.

Te korrupsioni dhe konspiracioni që Edi Rama ka konsumuar kundër opozitës, demokracisë dhe Shqipërisë që sundon.

Ja, këtu e lamë!

Këtu na mbeti!

Nuk ecën asnjë mesele tjetër.

Se nuk ka mesele tjetër më të madhe se kjo.

As bashkia e Dimalit e as piramida virtuale e EriVelit nuk e mbulojnë dot marrëdhënien konspirative dhe demokracishkatërruese Rama-Mcgole.

FA+BI-ja të paktën po heton.

SPAK-BKH-ja rrinë… Merren me kallëzime popullore gjithfaresh. Me budallëqe nga më të trashat.

****

Edhe një gjë,

Askush të mos shpresojë që korrupsionin tonë do na e luftojë Amerika!

Amerika, drejtësia e saj, do merren me shtetasit e vet. As që i hyn në xhep fare se çfarë bëjnë shtetasit tanë në dhe me shtetin e vet!

Në këtë kuptim teza idiote “e kalon apo jo oqeanin Ed Rama” meriton koshin më të afërt të plehrave.

Punën që s’bëjmë dot ne, nuk ka shans të na e bëjë një popull apo një shtet tjetër.

Edi Rama duhet, me çdo kusht të gjykohet nga drejtësia jonë dhe paralelisht nga populli shqiptar.

Rrugë tjetër nuk ka.

Mbi 22 mijë ton naftë ruse kontrabandë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko