“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka”/ Faik Basha nxjerr video ku administrata e bashkisë Kamëz është nën avujt e alkolit

Nga Faik Basha

Adminstrata e bashkise Kamez dhe te deleguarit PS.

Turp

 

Si do e pershkruante i madhi

Ali Asllani – “Hakërrim”

 

Nga Valiasi gjer ne Paskuqan mbretëron një errësirë. ( Do thoshte Ali Asllani.

 

nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!

 

Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,

 

Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

 

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

 

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

 

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;

 

hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;

 

Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë

 

nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

 

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,

 

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

 

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

 

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

 

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…

 

Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

 

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,

 

ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!

 

Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:

 

te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

 

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,

 

dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’

 

Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi

 

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

 

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’

 

nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,

 

ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,

 

Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

https://fb.watch/iRZMrWBQfu/

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka”/ Faik Basha nxjerr video ku administrata e bashkisë Kamëz është nën avujt e alkolit

Rritja e çmimit të patentave, Partia e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko