Jorida Tabaku: Të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike, kanë përfituar oligarkë rus

0
140

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë prezantimit të projektligjit të propozuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, u shpreh duke thënë se Ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë. Ajo sqaroi se Investimet Strategjike janë përfituar nga një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Tabaku ndër të tjera theksoi se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme” u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?” – tha ajo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here