Luçiano Boçi për bashkinë e Elbasanit: Plehrat në rrugë janë dëshmi e babëzisë dhe korrupsionit!

0
145

Në një postim në rrjetet sociale Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit ka reaguar për situatën aktuale të qytetit. Ai demaskon haptazi bashkinë e drejtuar nga Gledian Llatja për gjendjen e mjerueshme në të cilën e ka katandisur lagjen Skënderbej të qytetit dhe e akuzon për grabitjen e banorëve të saj, të cilët edhe pse paguajnë tarifat e larta, nuk shohin as pastrim, as gjelbërim, as ndriçim nga pushteti lokal.

“Plehrat në rrugë janë dëshmi e babëzisë dhe korrupsionit! – tha Boçi. – Qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë kanë paguar mbi 27 milionë euro për hekurishtet e Inceneratorit të Elbasanit. Qytetarët e Elbasanit u përballën me një rritje deri në 70% të taksave vendore dhe sot gjendja e plehrave dhe investimeve është skandaloze.

Lagjja “Skënderbej”, e cila nuk ka në gjendjen e duhur rrugën dhe kanalet e ujërave të zeza e duket si pjesë e mesjetës dhe jo pjesë e modernitetit të Shqipërisë, vazhdon me situatën e plehrave.


Plehrat janë rrugëve, nuk mblidhen, stina e ngrohtë po troket dhe alarmi i banorëve është shumë i madh. Ndërkohë që bashkia i ka rritur me 70%, tarifat e banorëve, të gjitha këto familje paguajnë për pastrimin, gjelbërimin, nuk ka asnjë pastrim,as gjelbërim dhe as ndriçim dhe ato para grabiten në forma të ndryshme dhe përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe gjithë ai fond i marrë për pastrimin nuk dihet ku shkon, është në atë pikëpyetjen e madhe të bashkisë, por qytetarët e dinë shumë që përfundon në xhepat e atyre që sot drejtojnë bashkinë e Elbasanit. Më 14 maj kjo situatë merr fund”, theksoi Boçi.

 

 


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here