QSUT është institucioni shëndetësor më i madh në Shqiperi, ku ndërkohë ky institucion po shfrytëzohet për interesa të kompanive private.
Pacientë të këtij spitali i janë drejtur mediave ditët e fundit për shqetësimin e tyre, duke e etiketuar si “skandal” faktin që mbi tarracën e QSUT vendosen antena të kompanive celulare, dhe konkretisht bëhet fjalë për kompaninë “Vodafone”, e cila ka një kontratë me spitalin për vendosjen e antenës në bazë të VKM-së nr.54, e cila përcakton kriteret e dhënies me qera enfiteozë për pasuritë shtetërore.
Ndonëse është ngritur si një problem, prej ditësh tashmë duket se situata mbetet po e njëjtë.
Sipas specialistëve të fushës vendosja e antenave mbi tarracën e spitalit publik ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e të sëmurëve.
“Në qoftë se te personat e shëndetshëm ndikimi tek njerëzit e shëndetëshëm është me 20 për qind aftësia njerëzore për ta përthithur këtë dëm elektromagnetik, tek të sëmurët kjo aftësi është 10 për qind. Pra, antenat transmetojnë atë që quhet valë apo fushë FEM, elektromagnetike që ndikon në nivelin e shëndetit mendor, sepse përshpejton molekulat e qelizave të trupit nga brenda. Këto e mbrojnë trupin, qelizat dhe enzimat që i bëjnë të përshpejtohen, të ndryshojnë drejtim, të mos bëjnë tretjen e duhur. Pse çfarë është trupi? Enzima, pra është trupi i njeriut, dhe këto enzima që prishin drejtimin dhe orientimin e duhur për shkak të kësaj fushe të panjohur elektromagnetike, sidomos kur janë pacientë, këto enzima çorientohen. Dhe pacienti nëpër spitale e vuan shumë më shpejt dhe shumë më shumë”, shprehet Sazan Guri.
Janë 270 shkencëtarë në botë që rrezatimin e antenave e klasifikojnë si mbetje të rrezikshme dhe vendosja e antenave mbi spitale, sipas profesor Sazan Gurit përbën krim.
“270 shkencëtarë të botës e kanë klasifikuar rrezatimin jonizues të antenave si mbetje të rrezikshme. Në spitale kur ti ke pacientë që luftojnë me sëmundje, janë shumë herë më të prekshëm se sa një njeri i shëndetësh. Unë ngre akuzë se pse pikërisht në tarracën e spitaleve tona të ketë jo vetëm antena të këtyre valëve që ne kemi nëpër celularë, por unë dyshoj dhe më thonë plot veta që janë antena të 5G-ve që janë super të rrezikshme. Duket se kjo është me një këmbë në këtë rast”, shprehet Sazan Guri.
Ajo që është dhe më e rrezikshmja është se këto antena ndodhen në Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT), konkretisht në tarracën e godinës 6-katëshe, ku trajtohen sëmundjet e zemrës. Aty ku supozohet që njerëzit të vijnë për të marrë kurim, shërim dhe për fat të keq përballen me këtë realitet.