Bashkë jemi më të fortë!”/ Ilir Meta apel pedagogëve t’i bashkohen protestës së opozitës para Kuvendit

0
123

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, pedagogët iu rikthyen të mërkurën protestave, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Në mbështetje të tyre ishin edhe student, të cilët protestuan dhe bojkotuan mësimin në vitin që lamë pas.Ata thane dje se disa prej kërkesave janë të panegociueshme. Dhe nisur nga këto zhvillime edhe Partia e Lirisë është shprehur hapur në mbështetje të tyre.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i PL-së Ilir Meta shprehet se pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.

Dhe për t’iu kundërpërgjigjur këtij injorimi, Meta I bën thirrje pedagogëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e saj para Kuvendit, pas injorimit që po i bën kreu i Qeverisë kërkesës së opozitës për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles macGonigal.

Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse Qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.

Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga Qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.

Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.

kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.

Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.

Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës

Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve! Bashkë jemi më të fortë!”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here