Sali Berisha: Këta janë një bandë që strehojnë vrasës. A e morët vesh ju historinë tragjike të kenianes, ku fshihen vrasësit e saj? U them unë, në qeveri, në qeveri.
Ndonjëri që çuditet se ata fshihen në qeveri i them, shikoje pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar dhjetë herë e prap e denoncoj. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash ndaj ata fshehin Joyn.
Ai është denoncuar nga diplioomatët shqitptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për t’i sjellë në Shqipëri.
Fatos Nano në vend se ta çonte në Prokurori e bëri këshilltar të vetin. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porostiur vrasje. Ai ka me qindra e qindra biseda për tendera e krime me Gentian Sharrën. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës.