Përjashtimi i deputetëve/ Bylykbashi: Vendim fashist nga mazhoranca e Ramës

0
154

Byroja ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e dis deputetëve të opozitës.

Deputeti i PD-së Oert Bylykbashi e quajti këtë vendim fashist nga mazhoranca e Edi Ramës, që po ndodh prej 3 seancash.

“Me një vendim fashist parlamenti, përsëri mazhoranca e Ramës përjashtoi deputetët nga seanca pleanre dhe komisionet e parlamentit.

Kjo është në vazhdën e përjashtimeve të këtyre 3-4 seancave ku mbi 20 deputetë janë përjashtuar. Opozita ka rol kontrolloin e qeverisë, këtë e bën me mocion, debat, komision hetimor.

Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për skandalin më të paprecedentë ku kryeministri përmes korruptimit të MCGonigal synoi të shkatërronte opozitën përmes një hetimi të stisur të Ramës.

Nuk po na japin të drejtën të japim shpjegimet tona, arsyet tona e të dëgjohemi,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here