Protesta para Parlamentit, Berisha: Mohojnë të drejtën e komisionit hetimor sepse do dalin lakuriq siç janë

0
146

Ka nisur protesta e opozitës përpara ambienteve të Parlamentit në këtë të enjte kur në Kuvend po mbahen punimet e përjavshme.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur ndër të tjera se iniciativa që ata kanë ndërmarrë është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Sipas, krydemokratit, shumica socialiste nuk po lejon ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal pasi “aty do të dalin në dritë aferat e tyre.”

“Kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e firmave, 28 firmave. Krijimin automatik të komisionit hetimor që këta 28 burra e gra gjykojnë se duhet të hetojnë. Na mohojnë të drejtën kushtetuese për komisionet se aty do të dalin lakuriq siç janë në aferat e tyre.”

Berisha akuzoi po ashtu qeverinë Rama se “është një bandë që strehon vrasës”. Sipas tij, vrasësit e shtetases keniane në Shqipëri fshihen në qeveri.

“Shikoje pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar shumë herë dhe e denoncoj sërish si trafikant femrash…Ka nxjerrë viza për prostituta moldave për t’i sjellë në Shqipëri. Fatos Nano, në vend që ta çonte në prokurori, e bëri këshillues. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porositur vrasje. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here