Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen paraditen e sotme në një protestë para Kuvendit, aty ku janë përjashtuar nga seancat 23 deputetë të saj.
Lidhur me këtë protestë të parashikuar për të nisur në orën 10:00, paralelisht me orarin e përcaktuar për nisjen e seancës plenare brenda Kuvendit ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj.
Përmes rrjeteve sociale, Gjokutaj shprehet se në mungesë të deputetëve të përjashtuar, sot duhet të flasë Populli!
Kjo pasi thotë avokati, pushteti ushtrohet me përfaqësim, por ushtrohet edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga zgjedhësit e tij
“Në mungesë të deputetëve të përjashtuar duhet të flasë Populli!
Në sallën e Përfaqësuesve të tij!
Pushteti ushtrohet me përfaqësim!
Por ushtrohet edhe drejtëpërdrejtë!
Biles, në këtë rast shumë më mirë!
Sot në Parlament të flasë vetë Populli! Fitore! Liri! Demokraci!”, shprehet avokati Genc Gjokutaj në mesazhin e tij.