Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi poshtë akuzat e mazhorancës për çështjen CEZ-DIA.
Meta foli në Çim Peka Live për thirrjen nga SPAK.
Kreu i PL tha se privatizimi i CEZ nuk ka asnjë lidhje me të, pasi në pranverë 2009 kur u firmos marrëveshja, ai ka qenë në opozitë.
Sa i takon pritavizimit të CEZ, nuk ekziston asnjë lidhje ime me këtë ccështje. CEZ është privatuar në pranverë 2009, disa muaj para zgjedhjeve, kur unë kam qenë në opozitë. CEZ-DIA? Ishte një si 10-të kompanitë e tjera që mblidhnin borxhet e OSHEE dhe ia kalonin CEZ për ta ndihmuar për punët e saj. Kjo ishte në autoritetin ekskluziv të CEZ-t sepse ishte kjo kompani që i zgjidhte për punët e veta. Dhe kanë zgjedhur edhe zotërinë. Kur e kanë zgjedhur zotërinë nuk ka asnjë lidhje me mua. Unë nuk kam qenë ministër i Ekonomisë, por i Jashtëm. Nuk ekziston asnjë fakt, asnjë shkresë, asnjë dokument që të kem favorizuar CEZ”, u shpreh Meta.