“Prishen pazaret në Shkodër! Përplasje të forta mes Benet Becit dhe Agron Çelës”

0
304

Nga Azgan Haklaj

Prishen pazaret në Shkodër!

Përplasje e fortë mes deputetit Agron Çela të ardhur nga partia e lirisë në rilindje dhe kandidatit për kryetar bashkie Benet Beci.

Dje në orën 17:00 në kompleksin Orlando, ku organizohen ngushëllimet për të vdekurit qindra pjesëmarrës që kishin ardhur të ftuar nga deputeti Agron Çela për të prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë Shkodër z Benet Beci mbetën të habitur kur nuk panë të pranishëm në sallë asnjërin për shkak të prishjes së pazareve.

Kulmi i nervozitetit arriti kur pjesëmarrësve u folën kordinatori i PS-së Shkodër, edhe ky i ardhur nga LSI, partia e lirisë Edmond Ndou dhe znj Spiropali pa kandidatin prezent dhe deputetin që i kishte ftuar me arsyetime qesharake.

Takimi zgjati 18-të min.

Qytetarët e Shkodres tani e kanë të qartë se në kompleksin Orlando, aty ku bëhen pritjet për mort vdiq edhe besëlidhja me rilindjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here