Në takimin e zhvilluar në Gjirokastër deputeti Tritan Shehu u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit, PD do të dalë fitimtare. Sipas tij ky qytet ka bërë histori për gjithë lëvizjen demokratike shqiptare.
Pjesë të fjalimit të tij:
“Kjo degë ka bërë histori jo vetëm për Gjirokastrën, por për gjithë lëvizjen demokratike shqiptare. Le të kujtojmë me mirënjohje ata të cilët hapën rrugën dhe filluan lëvizjen e PD në Gjirokastër, në momente tejet të vështira të këtij regjimi, që u shemb në sajë të Berishës, lëvizjes së studentëve dhe luftëtarëve të paepur për demokraci duke shënuar ndryshmin e madh të Shqipërisë. Sot rrezikohet nga ato tipare regjimi që do të përballemi në zgjedhje, për të fituar”, u shpreh Shehu.