Vrasja e Joy-t nga Kenia/ Rrëfimi i shoferit të kazinosë për policinë

0
202

32-vjeçarit Rodi Barçi u shoqërua nga policia mëngjesin e sotëm pasi  ai ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta. Efektivë të komisariatit numër 1 kanë kryer kontroll në banesën e 32-vjeçarit Rodi Barçi, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë në rrëfimin e tij shoferi i kazinosë Rodi Barçi, mohoi para efektivëve të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm. Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtur me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës. Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino. Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here