Berisha: Korrupsioni qeveritar shqiptar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan PD-në, forcën pro perëndimore në vend

0
161

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me strukturat drejtuese të degëve 8, 9 dhe 10 të Tiranës, në sallën “Pjetër Arbnori” në seli.

Ne kete takim, Berisha tha se korrupsioni qeveritar shqiptar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë

“Së pari ju përshëndes dhe falënderoj përzemërsisht.
Është e diel në darkë, kohë e papërshtatshme për takime politike, por revolucioni është i tillë, nuk njeh ditë të veçanta, apo stinë, është i vazhdueshëm deri në fitoren e tij të merituar.
Prania juaj sot këtu është dëshmi e gadishmërisë tuaj. Ndaj përzemërsisht për praninë tuaj. Por përshëndes të gjithë anëtaret e anëtarët e PD-së degëve tuaja dhe mbarë Shqipërisë.
Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në vitin 1991 ne përmballeshim me në një monizëm të bazuar në luftën e klasave, doktorinën Marksiste-Leliniste si bazë e saj. Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit.
Ndofta kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here