Kryetarja e PL në Durrës dhe anëtarja e Kryesisë së kësaj partie Kotjana Kuçi tha se periferia e qytetit është lënë në harresë.
“Sot denoncojmë nga lagja 15 në Durrës!
Periferia e qytetit mbi 20 vjet e lënë në harresë nga Bashkia e Durrësit.
Kanali i ujërave të zeza në gjëndje skandaloze duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e banorëve te zonës!
Partia e Lirisë është dhe do të jetë zëri i qytetarëve të Durrësit!
Në zgjedhjet e 14 Majit ndëshkojmë me votë papërgjegjshmërinë e Rilindjes në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ndryshimi po afron!”
VIDEO