Nga Luciano Boci
Nuk mund ta gdhendësh drurin e kalbur!
Edi Rama duhet ta kuptojë se administrata e tij ka kohë që është zhbërë. Cilësisht ajo ka mbaruar. Ai është përgjegjës duke vrarë çdo zë që flet me arsye dhe fike çdo shpresë për një Shqipëri normale.
E vodhe, e mashtrove, përbuze të pafuqishmit, poshtërove dinjitarët, pështyve mbi emrin e një kombi dhe u krenove me kalbësirën e shtetit që ke bërë.
Lidershipi yt mban era kërmë. Guximi yt bredh me pampers prej javësh. Dhe dinjiteti yt institucional ka të ngulur në brinjë thikat e akuzave të Charles McGonigal.
Edi Rama ti nuk mund ta gdhendësh drurin e kalbur! Ky është një proverb afrikan që të rri shumë mirë.