Deputeti Belind Këlliçi: Shërim të shpejtë për të lënduarit / Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë !

0
129

Deputeti i PD dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka uruar shërimin e shpejtë për të lënduarit në aksidentin e rëndë të ndodhur në bulevard mes një autobusi urban dhe disa makinave.

‘Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë. Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

 

Uroj me zemër shërim të shpejtë për të lënduarit në aksidentin e sapondodhur!

Jo një autobus, por krejt Tirana ka dalë nga korsia. Standardet e transportit publik kanë përfunduar me kohë në Lanë.

Një autobus i lyer jeshil nuk ka lidhje me konceptin e transportit të gjelbër.

Burimi i aksidentit është xhungla urbane me 1 milion banorë që nuk administrohet, që nuk shtohet me rrugë por vetëm me pallate. Janë ndërruar autobusët dhe kompanitë. Ndërroni edhe timonierin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here