Erion Veliaj fjalë e rrenë e ka. Neveri e gjallë mediatike/ Manjani: Askush nuk e do, pra mos e votoni

0
246
Nga Ylli Manjani
Nuk kam dëgjuar njeri deri më sot të thotë një fjalë të mirë për Erion Velinë.
Asnjë, po asnjë, asnjë.
Demokratë jo e jo, por as socialistët nuk e thonë një fjalë të mirë. As asnjanësit.
As ata të Sorosit nuk e thonë fjalën e mirë. Madje as MJAFTI dhe ish G99 nuk flet mirë për të. Bashkia jo e jo…
Ok, le të jemi fair në argument, qartësisht sasia e njerëzve që nuk e duan Erion Velinë është shumicë mbi shumicat.
Vetëm helm e neveri ka për atë njeri. Konsensus absolut ka që ai është një mashtrues.
Fjalë e rrenë e ka. Neveri e gjallë mediatike.
Për karakter e identitet politik as bëhet fjalë. Di njeri fjala vjen cila është ideja e tij politike?!
E megjithatë, prap e votojnë!? Bindja ime është se votojnë PS dhe Edi Ramën jo Erionin. Por sidoqoftë, vota zyrtarisht i mbetet atij.
Këtu nuk ka më faj mashtruesi. Ai përfaqëson denjësisht dashnorët e mashtrimit që e votojnë.
Mashtrimi është dashuria kolektive që është ulur këmbëkryq në Shqipërinë elektorale.
Mjer ai që nuk mashtron!?
****
Këtë gjendje nuk e korrekton dot askush. As drejtësia, as ligji,as revolucionet e aq më pak bota jashtë.
Nëse shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm se janë ata vetë “pronarë” të demokracisë, nuk ka zgjidhje.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here